Media amerikane: Arsimtarët aziatiko-amerikanë ndihen të vetmuar e të stresuar
2023-01-19 15:08:50

foto/VCG

foto/VCG

Media arsimore amerikane “EdSurge”  publikoi një artikull të hënën, ku thuhet se arsimtarët aziatiko-amerikanë ndihen të vetmuar dhe të stresuar për shkak të rritjes së diskriminimit racial. Artikulli merr si shembull një mësuese të shkollës së mesme që mëson gjuhën dhe kulturën kineze në një shkollë publike të Bostonit. Kur ajo përdor aplikacionin “Zoom” për të dhënë mësim në internet, has një numër të madh sulmesh diskriminuese me fjalë dhe fotografi nga supremacistët e bardhë.

foto/VCG

foto/VCG

foto/VCG

foto/VCG

Artikulli përmend gjithashtu se, në vitin 2022, numri i rasteve të dhunës kundër aziatiko-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara arriti nivelin më të lartë historik. Në vitin e parë të përhapjes së pandemisë, një në pesë aziatiko-amerikanë përjetoi dhunë urrejtjeje raciale.  (Fang Xiaoyu/Artan)