Kina shënon përmirësim të cilësisë së ajrit dhe ujit në vitin 2022
2023-01-18 16:33:01

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Cilësia e ajrit dhe ujit të Kinës regjistroi përmirësim të qëndrueshëm në vitin 2022. Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit, nëpërmjet zyrtarit Jiang Huohua, bëri të ditur në një konferencë për shtyp se pjesa e ditëve me cilësi të mirë të ajrit ishte 86.5 për qind në qytetet kineze në dhe mbi nivelin e prefekturës, përcjell “Xinhua”.

Përqindja e ditëve me ndotje të rëndë të ajrit ishte 0.9 për qind vitin e kaluar, duke rënë në më pak se 1 për qind për herë të parë, tha Jiang.

Dendësia e PM2.5, një tregues kryesor i ndotjes së ajrit, ra me 3.3 për qind nga viti në vit në 29 mikrogramë për metër kub, duke rënë nën 30 mikrogramë për metër kub për herë të parë që nga monitorimi i parë i të dhënave.

Përqindja e ujërave sipërfaqësore në ose mbi klasin III në sistemin e cilësisë së ujit me pesë nivele të vendit u rrit me 3 pikë përqindjeje nga viti në vit në 87.9 për qind vitin e kaluar, ndërsa ai i ujërave sipërfaqësore nën klasin V, niveli më i ulët, qëndroi në 0.7 për qind, një rënie prej 0.5 pikë përqindjeje nga viti 2021.

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Kina do të shtojë përpjekjet për parandalimin dhe kontrollin e ndotjes në vitin 2023, duke marrë masa në fusha të ndryshme për të luftuar ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës, njoftoi ministria. (Elona)