Xi Jinping-u i jep Huang Ming-ut urdhrin e gradimit në rangun e gjeneralit
2023-01-18 21:04:45

Xi Jinping, kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës, i dha në një ceremoni një certifikatë urdhri komandantit të Komandës të Zonës Qendrore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës Huang Ming, për gradimin në rangun e gjeneralit, Pekin, 18 janar 2023 (Foto:CMG)

Kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës (CMC), Xi Jinping, i dha të mërkurën në një ceremoni një certifikatë urdhri Huang Ming-ut, komandant i Komandës të Zonës Qendrore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, për gradimin në rangun e gjeneralit.

Ceremonia u zhvillua në Pekin. Gjenerali është grada më i lartë për oficerët në shërbim aktiv në Kinë.

Xi e uroi Huang-un, i cili nderoi Xi-në dhe të gjithë pjesëmarrësit.

Zhang Youxia, nënkryetari i CMC-së, njoftoi urdhrin e gradimit në këtë ceremoni.(Zhang Yan/Artan)