Sesioni i parë i Komitetit të 14-të Kombëtar të KKPPK-së do të mblidhet më 4 mars
2023-01-18 20:29:30

Wang Yang (në qendër), kryetar i Komitetit të 13-të Kombëtar të KKPPK-së, kryesoi dhe mbajti një fjalim në mbledhjen përmbyllëse të sesionit të 25-të të Komitetit të Përhershëm të Komitetit të 13-të Kombëtar të KKPPK-së, Pekin, Kinë, 17 janar 2023. / “Xinhua”

Organi më i lartë këshillimor politik i Kinës miratoi një vendim për zhvillimin e sesionit vjetor dhe një projektprogram e kalendar për këtë veprimtari.

Sesioni i parë i Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) do të mblidhet më 4 mars në Pekin.

Komiteti i Përhershëm i Komitetit të 13-të Kombëtar të KKPPK-së i mori vendimet gjatë sesionit të vet të 25-të, i cili u mbyll të martën në Pekin.

Projektprogrami dhe kalendari për veprimtarinë vjetore do të paraqiten për diskutim në një mbledhje përgatitore.

Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez shërben si një organ këshillimor për Asamblenë Kombëtare Popullore dhe përbëhet nga përfaqësues nga të gjitha sferat e shoqërisë kineze.

Ajo përbëhet nga anëtarët e Partisë Komuniste të Kinës dhe të partive jokomuniste, persona pa parti, përfaqësues të kombësive e grupeve të ndryshme shoqërore, bashkatdhetarë nga Tajvani dhe rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut e Makaos, kinezë të kthyer nga jashtë vendit dhe figura publike të ftuara posaçërisht.

KKPPK mbikëqyr gjithashtu zbatimin e Kushtetutës, rregullave e rregulloreve të ndryshme të vendit dhe punën e agjencive qeveritare dhe të funksionarëve të tyre.