Kina regjistroi 115.7 milionë udhëtime hyrje-dalje kufitare në 2022-shin
2023-01-18 16:40:55

nga VCG

nga VCG

Agjencitë e administrimit të emigracionit në të gjithë Kinën regjistruan 115.7 milionë udhëtime hyrëse dhe dalëse në vitin 2022, sipas shifrave të publikuara të martën nga Administrata Kombëtare e Emigracionit.

Vitin e kaluar, këto agjenci regjistruan 64.6 milionë dalje dhe hyrje përtej kufirit nga banorët e pjesës kontinentale dhe më shumë se katër milionë udhëtime drejt dhe jashtë Kinës nga udhëtarët ndërkombëtarë, treguan shifrat e cituara nga “Xinhua”.

Ata lëshuan rreth 1.07 milionë pasaporta të zakonshme vitin e kaluar.

Më shumë se 300 sportele shërbimi me një ndalesë, të cilat lëshojnë leje pune dhe qëndrimi për emigrantët ndërkombëtarë, janë ngritur në 277 qarqe dhe qytete në të gjithë vendin, ndërsa faqet e internetit dhe platformat e shërbimit të agjencive të administrimit të emigracionit janë përmirësuar më tej. (Elona)

nga VCG

nga VCG