Kina do të sigurojë financim për përgjigjen e fazës së re ndaj Covid-19
2023-01-18 16:54:16

nga VCG

nga VCG

Kina do të shtojë përpjekjet për të garantuar fondet e reagimit ndaj epidemisë, me fokus në kujdesin për shëndetin dhe parandalimin e rasteve të rënda në një fazë të re të reagimit ndaj Covid-19, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas Ministrisë së Financave, rritja e shpenzimeve qeveritare do të jetë kryesisht për subvencione për trajtim mjekësor, shtesa të përkohshme të personelit mjekësor, vaksina dhe përmirësim i kapaciteteve mjekësore.

Më shumë burime do të kanalizohen për trajtimin e rasteve të rënda të Covid në spitalet e nivelit të qarkut dhe trajtimin e urgjencës dhe kujdesin kritik në zonat rurale.

Në muajt e fundit, Kina ka bërë një sërë rregullimesh aktive në përgjigjen e saj ndaj Covid në dritën e situatës në zhvillim. Autoritetet vendore do të mbështeten në emetimin e obligacioneve për të mbledhur fonde për projekte të lidhura me shëndetin publik, sipas ministrisë.

nga VCG

nga VCG

Buxheti qendror do të subvencionojë punën lokale në lidhje me trajtimin mjekësor, shtesat e personelit mjekësor dhe vaksinimin. Pushtetet vendore duhet të marrin parasysh plotësisht kërkesën për kapital në zonat rurale dhe qarqet me vështirësi financiare. Ministria urdhëroi masa të rrepta mbikëqyrjeje për të siguruar që fondet të mos mbahen ose shpërdorohen. (Elona)

nga VCG

nga VCG