Mbulimi me ujë rubineti në Kinën rurale pritet të arrijë në 88% këtë vit
2023-01-17 15:11:28

Foto:VCG

Foto:VCG

Mbulimi me ujë rubineti në zonat rurale në Kinë pritet të arrijë në 88 për qind në vitin 2023, një pikë përqindje më shumë nga fundi i vitit 2022, njoftoi Ministria e Burimeve Ujore, citon “Xinhua”.

Projektet në shkallë të gjerë të furnizimit me ujë, të cilat synojnë të integrojnë furnizimin me ujë në zonat urbane dhe rurale, si dhe të standardizojnë shërbimet e ujit, pritet të mbulojnë 57 për qind të popullsisë rurale në Kinës.

Mbulimi i projekteve ishte 56 për qind në zonat rurale deri në vitin 2022, treguan të dhënat nga ministria.

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina do të rrisë monitorimin e cilësisë së ujit për të garantuar sigurinë e furnizimit me ujë dhe mbulimi i objekteve të pastrimit dhe dezinfektimit në zonat rurale pritet të arrijë në 75 për qind, tha ministri i Burimeve Ujore, Li Guoying.

Sipas ministrisë, ndërtimi dhe rinovimi i 529 projekteve të ujitjes në shkallë të madhe dhe të mesme filloi në vitin 2022, ndërsa mbi 6200 rezervuarë u përforcuan në vend. (Irma)