Zonat rurale të Kinës forcojnë reagimin ndaj COVID përpara Festës së Pranverës
2023-01-17 20:35:22

Foto: VCG

Në prag të Festës së Pranverës, zonat rurale të Kinës po bëjnë përpjekje të gjithanshme për të përballuar sfidat e mundshme në kontrollin e COVID-19 ndërsa njerëzit kthehen në vendlindje.

Janë zbatuar një sërë masash dhe janë mobilizuar burimet për të parandaluar infeksionet dhe për të forcuar kapacitetet mjekësore në mbarë fshatrat, për të siguruar që bashkimi i shumëpritur familjar të jetë i gëzuar dhe i sigurt.

Festa e Pranverës e këtij viti, ose Viti i Ri Hënor, bie më 22 janar. Optimizimi i përgjigjes ndaj COVID-19 ka sjellë fluksin më të ngarkuar të udhëtimeve për Festën e Pranverës në tre vjetët e fundit. 2.1 miliardë udhëtime individuale pritet të bëhen nga 7 janari deri më 15 shkurt, sipas Ministrisë së Transportit të Kinës.

Në kontenë Shouxian në provincën Anhui të Kinës Lindore rreth 220 000 njerëz pritet të kthehen në shtëpitë e tyre, një pjesë e madhe e të cilëve nga rajonet me popullsi të dendur si Shangai dhe provinca Zhejiang, ku infeksionet tashmë kanë arritur kulmin.

Për ta mbajtur virusin larg grupeve në rrezik të lartë, " sugjerojmë që njerëzit që kthehen në shtëpi, të marrin masa mbrojtëse personale gjatë udhëtimit të tyre, të zvogëlojnë kontaktet me të moshuarit e fëmijët dhe të shmangin turmat në zonat rurale," tha Ma Keyi, një zyrtar nga komisioni shëndetësor i kontesë.

Autoritetet e kontesë i kanë këshilluar gjithashtu njerëzit që të regjistrohen në fshatrat ose lagjet e tyre pas mbërritjes, në mënyrë që mjekët vendorë të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime mjekësore në kohë nëse është e nevojshme.

Zonat rurale janë vënë tashmë në fokus të përballimit të COVID-19 në Kinë, duke I dhënë përparësi furnizimit me barna.

Në një konferencë për shtypin të shtunën, zyrtarja nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës Jiao Yahui tha se vëzhgimet kanë treguar që furnizimet me barna në qendrat shëndetësore të qytezave kanë pasur vazhdimisht përmirësim.

Institucionet mjekësore në nivelin e bazës tani janë gjithashtu më të pajisura. Gjithsej 1.17 milion pulsoksimetra gishtash janë shpërndarë në klinikat e fshatrave në mbarë vendin, sipas Jiao-s. (Çang Çuo)