Zhvillohet prova e katërt e Galasë së Festës së Pranverës 2023 të CMG-së
2023-01-17 18:23:52

Të hënën u zhvillua me sukses prova e katërt e Galasë së Festës së Pranverës 2023 të CMG-së.

Opera “Puxian” me histori të gjatë, një zhanër lokal i operës, do të shfaqet në skenën e Galasë së Festës së Pranverës për herë të parë. “Nanyin” është një melodi nga pjesa jugore e provincës Fujiang. Ajo ka një histori prej mbi 1 mijë vjetësh dhe është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale Botërore të UNESCO-s. Këtë herë edhe “Nanyin” do të shfaqet në Galanë e Festës së Pranverës, duke treguar mrekullinë e kulturës tradicionale kineze.

Në këtë gala janë ftuar gjithashtu Kori i Fëmijëve “Malanhua”, i cili këndoi mahnitshëm në ceremonitë e hapjes dhe mbylljes të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, dhe fëmijët nga kori “Guoguo” i fshatit Zhongba të kontesë Xide pranë malit Daliang në provincën Sichuan. Me zërat e pastër, të butë e të hareshëm, fëmijët do të këndojnë në hapjen e Galasë së Festës së Pranverës.

Në ditët e ardhshme, ekipi realizues do të përpiqet të garantojë që çdo hollësi e shfaqjes të jetë e përsosur, për t’i ofruar publikut një “Darkë tekniko-shkencore dhe kulturore”. (Çang Çuo)