Koret e fëmijëve nga zonat rurale do të performojnë në shfaqjen gala të Festivalit të Pranverës
2023-01-17 14:59:47

Foto:CMG

Foto:CMG

Dy kore fëmijësh nga zonat rurale do të performojnë në shfaqjen gala të Festivalit të Pranverës 2023, realizuar nga Grupi Mediatik i Kinës, që do të zhvillohet më 21 janar.

Ndër to është edhe Kori i Fëmijëve Malanhua, një ansambël që performoi në ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, nga qarku Fuping në provincën Hebei të Kinës veriore.

Gjatë transmetimit në televizion, radio dhe platformat e mediave sociale, galaja 4-orëshe do të prezantojë për audiencën shfaqje të ndryshme, si këndim e kërcim, komedi skenike, opera, arte marciale dhe akrobaci, përcjell “Xinhua”.

Gala e këtij viti do të shfrytëzojë gjithashtu teknologjitë e reja, si realiteti virtual, për të ofruar efekte vizuale dhe zanore gjithëpërfshirëse për audiencën. (Irma)