CMG, konferencë shtypi për risitë në Galanë e Festës së Pranverës
2023-01-16 14:37:52

Foto: CMG

CMG-ja organizoi një konferencë shtypi të hënën mbi Galanë e Festës së Pranverës 2023, për të paraqitur një numër risish kryesore teknologjike, për të shpallur zyrtarisht se cilët do të jenë drejtuesit e shfaqjes dhe për të publikuar për herë të parë videon promovuese të Festës së Pranverës dhe një film të shkurtër të animuar të maskotit "Tuyuanyuan".

Jiang Wenbo, anëtari I redaksisë së CMG-së , foli mbi zbatimin e inovacionit teknologjik në Galanë e Festës së Pranverës, duke thënë se do të përdoren gjerësisht teknologjitë e reja, si 4K/8K, AI, XR etj., duke ofruar një "Darkë të Vitit të Ri Kinez" me Galanë e Festës së Pranverës, e cila do të jetë me përmbajtje ideologjike, artistike, estetike dhe plot me ndjesi teknologjie.

Xu Wenguang, përgjegjësi i Qendrës së Programeve Artistike të CMG-së, shtjelloi momentet krijuese të Galasë së Festës së Pranverës. Në shfaqjen prej rreth katër orë e gjysmë, lloje të ndryshme numrash, si këngë e valle, opera, arte marciale, akrobaci dhe pjesë për fëmijë janë organizuar me kujdes, duke bërë përpjekje që të përdoret dizajni inovativ dhe krijues për të paraqitur pamjen dhe atmosferën e re energjike të epokës së re dhe udhëtimit të ri. (Çang Çuo)