Kina do të vazhdojë të trajtojë ndotjen akustike në periudhën 2021-2025
2023-01-16 13:23:32

Foto:VCG

Kina do të vazhdojë të trajtojë ndotjen akustike dhe të përmirësojë mjedisin akustik të vendit gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar 2021-2025, sipas autoriteteve mjedisore.

Në një plan veprimi të publikuar bashkërisht nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit dhe 15 departamente të tjera thuhet se deri në vitin 2025, Kina synon të mbajë në nivel standard zhurmën mjedisore gjatë natës në 85 për qind të zonave të funksionit të mjedisit akustik, përcjell “Xinhua”.

Me përparimin e jashtëzakonshëm që po bëhet në kontrollin e ndotjes, pritshmëritë e publikut për mjedisin ekologjik po rriten dhe ndotja akustike është tani ndër çështjet më të nxehta në ankesat mjedisore, bëri të ditur ministria.

Në vitin 2021, nga mbi 450.000 ankesat e marra nga platforma kombëtare e Kinës për ankesat e lidhura me mjedisin, 45 për qind ishin në lidhje me shqetësimet e zhurmës, duke u renditur e dyta në mesin e të gjitha llojeve të ndotjes, sipas ministrisë.

Plani zotohet të rrisë kontrollin e burimeve të zhurmës, si dhe të zhurmave nga firmat industriale, kantieret e ndërtimit, transporti dhe aktivitetet sociale.

Kina gjithashtu do të krijojë një sistem të vlefshëm për të parandaluar, kontrolluar dhe menaxhuar ndotjen akustike, për të përmirësuar ligjet, rregulloret dhe standardet përkatëse, për të forcuar edukimin shkencor dhe teknologjik dhe për të rritur monitorimin dhe zbatimin e ligjit. (Elona)