Hubei në Kinë vendos një objektiv të fortë të rritjes së PBB-së për vitin 2023
2023-01-15 16:45:58

VCG

VCG

Hubei e Kinës qendrore pret që PBB-ja e saj të rritet me 6.5 për qind në vitin 2023, njoftoi guvernatori i provincës, Wang Zhonglin.

PBB-ja e provincës vlerësohet të kalojë 5 trilionë juanë (743 miliardë dollarë amerikanë) gjatë vitit 2022, duke shënuar një rritje prej rreth 4.7 për qind, tha Wang në seancën vjetore të kongresit popullor provincial, ndërsa dorëzoi raportin e punës së qeverisë, shkruan “Xinhua”.

VCG

VCG

Pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga Covid-19, Wang tha se Hubei në vitin 2022 nisi ndërtimin e 11.377 projekteve të mëdha me një investim prej mbi 100 milionë juanë secili, një rekord në histori.

Guvernatori bëri të ditur se provinca synon të promovojë industri të reja gjatë këtij viti, të rrisë prodhimin e automjeteve me energji të re, si dhe të përcaktojë industritë e të ardhmes si informacioni kuantik, shkenca e trurit dhe metaverset. (Irma)