Kina dërgon në orbitë 14 satelitë përmes raketës Marshimi i Madh 2D
2023-01-15 17:50:26
Foto: Kina lëshon raketën Marshimi i Madh 2D nga Qendra e Nisjes Satelitore Taiyuan në Shanxi të Kinës Veriore, 15 janar, 2023
Këtë të dielë, Kina dërgoi në orbitë 14 satelitë përmes raketës mbajtëse Marshimi i Madh 2D nga Qendra e Nisjes Satelitore Taiyuan në provincën Shanxi të Kinës Veriore.
VCG
Raketa u nis në orën 11:14 sipas orës së Pekinit dhe të gjithë satelitët hynë në orbitë sipas planit. Misioni u shpall i suksesshëm.
Të 14 satelitët përfshijnë Qilu-2 dhe Qilu-3, Luojia-3 01 dhe Jilin-1 Gaofen 03D34.
Ky ishte misioni i 462-të për serinë e raketave transportuese Marshimi i Madh.
Lajmet Kryesore