Aktivitete kulturore në Pekin për Festivalin e Pranverës
2023-01-14 20:51:59

nga VCG

nga VCG

Pekini do të zhvillojë mbi 4000 evente kulturore për Festivalin e Pranverës, duke nisur prej së shtunës, njoftoi Zyra Komunale e Kulturës dhe Turizmit në kryeqytetin kinez.

Programi konsiston në organizimin e aktiviteteve që paraqesin trashëgiminë kulturore jomateriale, shfaqje artistike dhe ekspozita, panaire tempujsh, panaire fenerësh, ekspozita lulesh dhe shfaqje filmash falas, shkruan “Xinhua”.

nga VCG

nga VCG

Kompanitë e markave tradicionale dhe përfaqësuesit e trashëgimisë kulturore jomateriale do të prezantojnë 46 evente, duke përfshirë shfaqje kërcimi, ekspozita interaktive, një panair mallrash të Vitit të Ri dhe panaire të punimeve me dorë.

Festivali i Pranverës, ose Viti i Ri Hënor Kinez, bie më 22 janar. Ngjarjet do të zgjasin deri në Festivalin e Fenerëve, i cili bie më 5 shkurt. (Irma)

nga VCG

nga VCG