Nis shitja e biletave për hekurudhat me shpejtësi të lartë që lidhin Hong Kongun me Kinën kontinentale
2023-01-14 20:42:12

nga VCG

nga VCG

Prej së enjtes ka nisur shitja e biletave për hekurudhën me shpejtësi të lartë që lidh Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) dhe Kinën kontinentale. Shërbimet do të rifillojnë të dielën.

Gjithsej 10.000 bileta për udhëtime në distanca të shkurtra do të jenë të disponueshme çdo ditë në fazën fillestare të rifillimit të shërbimit, tha Lam Sai-hung, sekretar për Transportin dhe Logjistikën në qeverinë HKSAR, duke shtuar se numri i biletave do të rritet pasi autoritetet të shqyrtojnë kërkesën e pasagjerëve dhe funksionimin e stacionit të trenit, bën të ditur “Xinhua”.

Pasagjerët mund të blejnë bileta online përmes platformës së rezervimit të biletave të trenit “12306”, nëpërmjet agjencive të udhëtimit, ose personalisht në stacionin “West Kowloon” në Hong Kong. Atyre nuk do t'u kërkohet të regjistrohen paraprakisht për kuotën e kalimit kufitar nëse kanë blerë një biletë.

“Pas gati tre vitesh pezullim shërbimi, seksioni i Hong Kongut i linjës hekurudhore “Express Guangzhou-Shenzhen-Hong Kong” do të rifillojë funksionimin më 15 janar”, njoftoi qeveria HKSAR.

nga VCG

nga VCG

“Në fazën fillestare, shërbimet midis stacionit “West Kowloon” të Hong Kongut dhe stacioneve Futian, Shenzhenbei dhe Guangzhounan do të rifillojnë, ndërsa shërbimet për dhe nga Guangzhoudong do të futen rishtazi”, tha një zëdhënës i qeverisë HKSAR.

Për shumë udhëtarë në stacionin “West Kowloon” në Hong Kong do të jetë udhëtimi i parë në tre vjet për t'u ribashkuar me anëtarët e familjes së tyre dhe do të jetë një kohë e përsosur pasi Viti i Ri Hënor Kinez bie më 22 janar. (Irma)