Kina subvencionoi me 6.5 miliardë juanë çmimet për njerëzit në nevojë në vitin 2022
2023-01-14 19:56:16

Kina dha subvencione me vlerë 6.5 miliardë juanë (rreth 960.4 milionë dollarë amerikanë) në vitin 2022 për njerëzit në vështirësi, për të ndihmuar në zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve, njoftoi Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, citon “Xinhua”.

Vendi ka krijuar një mekanizëm të subvencionimit të çmimeve për të ofruar ndihmë financiare për komunitetet e cenueshme në rast të rritjes së çmimeve.

Në vitin 2022, Kina rregulloi mekanizmin, duke zgjeruar përfituesit e politikës dhe duke ulur pragun e saj nxitës nga shtatori 2022 deri në mars 2023.

Sipas komisionit, në vitin 2022 pati rreth 200 milionë subvencione.

Që nga viti 2020, Kina ka lëshuar 730 milionë subvencione, që arrijnë në rreth 37.5 miliardë juanë.

Të dhënat zyrtare treguan se Indeksi i Çmimeve të Konsumit të Kinës, një matës kryesor i inflacionit, u rrit me 2 për qind në baza vjetore në vitin 2022, brenda intervalit të objektivit vjetor prej rreth 3 për qind. (Irma)