Ekonomia industriale e Kinës pati rritje të qëndrueshme në vitin 2022
2023-01-13 16:01:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekonomia industriale e Kinës shënoi rritje të përgjithshme të qëndrueshme në vitin 2022, sipas Konferencës Kombëtare të Industrisë dhe Informacionit.

Në konferencë u tha se prodhimi industrial i vendit me vlerë të shtuar të firmave industriale me të ardhura vjetore të biznesit kryesor prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2,95 milionë dollarë amerikanë) u rrit 3.6 për qind në baza vjetore në vitin 2022, citon “Xinhua”.

Prodhimi industrial me vlerë të shtuar të prodhimit u rrit me 3.1 për qind në baza vjetore. Pesha e saj në PBB pritej të arrinte në 28 për qind, me 0.5 pikë përqindjeje më shumë se 2021.

Deri në fund të vitit 2022, vendi kishte mbi 70.000 ndërmarrje të specializuara dhe të sofistikuara që prodhojnë produkte të reja dhe unike, dhe ishin ndërtuar më shumë se 2.3 milionë stacione bazë 5G.

Konferenca priste që vëllimi i biznesit të telekomit të vendit të rritej me 8 për qind në baza vjetore në vitin 2022. (Irma)