Kreu i Këshillit të Bashkësive Myslimane Botërore: Në kulturën kineze nuk ka mendësi antiislamike
2023-01-13 21:26:27


Në përgjigje të akuzave perëndimore rreth politikave të Xinjiang-ut të Kinës, Ali Rashid Al-Nuaimi, kryetari i Këshillit të Bashkësive Myslimane Botërore, theksoi se Kina nuk ka një traditë a mendësi antiislamike dhe se zhvillimi i shpejtë i Xinjiang-ut dëshmon që ky rajon po ecën në drejtimin e duhur.

"Në kulturën dhe traditën kineze nuk ka pasur kurrë një ide të tillë kundër myslimanëve apo qytetërimit islamik," tha Ali në një intervistë për agjencinë kineze të lajmeve “Xinhua”. "Do të doja të theksoja se qytetërimi kinez dhe qytetërimi islamik kanë një histori të gjatë dhe gjithmonë kanë ruajtur bashkëpunim miqësor dhe lidhje të ngushta."

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Ai i bëri këto komente gjatë vizitës nga 8 deri më 11 janar në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore, së bashku me mbi 30 ekspertë dhe studiues të njohur të fesë islame nga 14 vende, me ftesën e autoriteteve vendore të këtij rajoni.

Ata vizituan vende të shumta lidhur me punën historike, kulturore dhe fetare të rajonit, duke vlerësuar lart përpjekjet kundër terrorizmit të Kinës, ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale “12 Mukamët” dhe arritjet e nismës “Një brez, një rrugë”.

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Kreu i Këshillit të Bashkësive Myslimane Botërore vlerësoi gjithashtu politikat antiterroriste dhe çradikalizuese të Kinës për sjelljen e paqes dhe harmonisë në rajon, duke theksuar se në vitet e fundit në Xinjiang nuk ka pasur asnjë akt terrorist dhe është çrrënjosur varfëria absolutë, gjë që është një "arritje e jashtëzakonshme" dhe ka sjellë përfitime konkrete për banorët vendorë.