Kina pati më pak raste të mospagimit të pagave në vitin 2022
2023-01-13 17:02:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Organet e prokurorisë në të gjithë Kinën trajtuan 1073 raste penale të mospagimit të qëllimshëm të pagave në 11 muajt e parë të vitit 2022, një rënie prej 34.09 për qind në baza vjetore, njoftoi Prokuroria e Lartë e vendit, citon “Xinhua”.

Sipas të dhënave të publikuara nga Prokuroria e Lartë Popullore (SPP), gjithsej 1136 individë të përfshirë në këto raste janë trajtuar nga janari deri në nëntor 2022, 33.49 për qind më pak nga e njëjta periudhë e vitit 2021.

SPP-ja bëri të ditur se vitet e fundit mospagimi i pagave të punëtorëve emigrantë ka shënuar rënie të mëtejshme në Kinë, falë përpjekjeve të intensifikuara për zhdukjen e problemeve të tilla dhe ndërgjegjësimit mes punëtorëve për të mbrojtur të drejtat e tyre.

SPP-ja premtoi forcimin e dënimit për krimet e mospagimit të pagave për të krijuar një mjedis të shëndoshë ligjor për sektorin privat. (Irma)