Ukraina dhe Rusia bien dakord për shkëmbimin e të burgosurve
2023-01-13 15:49:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zyrtarët rusë dhe ukrainas ranë dakord për një shkëmbim të ri të mbi 40 të burgosurve, deklaroi Komisionerja ruse për të Drejtat e Njeriut, Tatyana Moskalkova, citon “Xinhua”.

“Ne kemi shkëmbyer listat e disa të burgosurve ushtarakë dhe kemi vendosur të shkëmbejmë më shumë se 40 të burgosur”,- citoi agjencia turke e lajmeve “Anadolu” zyrtaren ruse, pas takimit me homologun ukrainas Dmytro Lubinets, në kryeqytetin turk, Ankara.

Sipas Moskalkovës, bisedimet u zhvilluan midis Avokatëve të Popullit të Rusisë dhe Ukrainës, sepse nuk kishte lidhje diplomatike mes dy vendeve për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.

“Kam kërkuar ndihmë nga Lubinets për të sjellë disa shtetas ukrainas në familjet e tyre në Rusi. Ata me sëmundje të rënda gjithashtu kanë nevojë për ndihmën e Avokatit të Popullit”, u tha ajo gazetarëve, duke shtuar se korridoret humanitare nuk funksionojnë siç duhet herë pas here.

Sipas saj, Komisioneri ukrainas për të Drejtat e Njeriut, Lubinets, ndihmoi në gjetjen e disa të burgosurve rusë nga ana e tij.

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen 50 ushtarë të kapur të dielën. (Irma)