Kinë-Angolë, presidentët shkëmbejnë mesazhe urimi për 40-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike
2023-01-12 16:13:53

foto/VCG

foto/VCG

Të enjten, presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij angolas Joao Lourenco shkëmbyen mesazhe urimi për 40-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve.

Xi Jinping-u vuri në dukje se, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike para 40 vjetëve, Kina dhe Angola kanë qenë gjithmonë të sinqerta e miqësore, duke punuar së bashku për ta kuptuar dhe mbështetur njëra-tjetrën në çështjet me interes themelor dhe shqetësimet kryesore të njëra-tjetrës. Tani prirja e zhvillimit të marrëdhënieve kino-angolase është e mirë dhe bashkëpunimi dypalësh në fusha të ndryshme ka qenë i frytshëm, në dobi të popujve të të dy vendeve. “Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Angolë dhe jam i gatshëm të punoj me presidentin Lourenco për ta shfrytëzuar rastin e 40-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve si një mundësi për të thelluar besimin e ndërsjellë politik, për të intensifikuar bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta, për të forcuar miqësinë ndërmjet dy popujve dhe për të shkruar një kapitull të ri në zhvillimin e vrullshëm të partneritetit strategjik Kinë-Angolë,” u shpreh presidenti Xi.

Nga ana e tij, Lourenco tha se, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, lidhjet mes Angolës dhe Kinës janë zhvilluar vazhdimisht dhe bashkëpunimi me përfitime të ndërsjella në fusha të ndryshme ka pasur arritje të mëdha, me rezultate të kënaqshme. Të dy vendet kanë konsensus për shumë çështje ndërkombëtare. Angola është e gatshme të forcojë marrëdhëniet e bashkëpunimit miqësor me Kinën, për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët me përfitime të ndërsjella, për të arritur përparim, begati e zhvillim të përbashkët dhe për të sjellë më shumë përfitime për të dy popujt. 

Edhe ministri i Jashtëm kinez Qin Gang shkëmbeu mesazhe urimi me homologun e vet angolas Tete Antonio për 40-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Angolë.   (Fang Xiaoyu/Artan)