Niset nga Shangai treni i parë i mallrave Kinë-Evropë për këtë vit
2023-01-12 18:24:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shangai nisi të mërkurën trenin e parë të mallrave Kinë-Evropë për vitin 2023, i destinuar për disa ndalesa në Azinë Qendrore, thanë autoritetet lokale doganore.

Treni i mallrave transportonte 100 TEU mallra, si ashensorë, pajisje mjekësore dhe pjesë automobilistike, me një peshë totale prej më shumë se 880 tonësh dhe një vlerë totale prej 18.7 milionë juanësh (rreth 2.76 milionë dollarë amerikanë), bën të ditur “Xinhua”.

Shangai nisi trenin e tij të parë të mallrave Kinë-Evropë në shtator 2021.

Në vitin 2022, Shangai trajtoi 53 trena mallrash Kinë-Evropë, të ngarkuar me mbi 5,000 TEU mallra me një peshë totale prej 40,000 tonësh dhe me vlerë 1.3 miliardë juanë. (Elona)