Kinë - Ministria kërkon funksionimin e rregullt të aktiviteteve kulturore dhe turistike
2023-01-12 18:40:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Kulturës dhe Turizmit në Kinë u ka kërkuar autoriteteve lokale të sigurojnë funksionimin e rregullt të aktiviteteve kulturore dhe turistike dhe lëvizshmërinë e udhëtarëve nën kontrollet e optimizuara të Covid-19.

Në një udhëzues të ri të lëshuar të mërkurën, ministria bën të ditur se fokusi i punës qeveritare është kalimi nga eliminimi i infeksioneve në mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e infeksioneve të rënda pas uljes së menaxhimit të Covid-19 në fillim të këtij muaji, shkruan “China Daily”.

Autoriteteve lokale u kërkohet të planifikojnë kontrollin e epidemisë në përputhje me politikën e re në nivel shtetëror, por mund të marrin masa të përkohshme kontrolli në rast të një shpërthimi të rëndë. Autoritetet lokale duhet të ndihmojnë operatorët e zonave turistike dhe kulturore të marrin masa të rregullta parandaluese të epidemisë, si mbajtja e maskave dhe kryerja e dezinfektimit të rregullt, për të ulur rrezikun e infeksionit.

Në udhëzues theksohet nevoja e përhapjes së ndërgjegjësimit për parandalimin e epidemisë përmes platformave në internet, duke përfshirë faqet e internetit, llogaritë e “WeChat” dhe aplikacionet për të shpjeguar ndryshimet te publiku.

Sipas udhëzuesit, operatorët turistikë dhe kulturorë duhet të sigurohen që punonjësit e tyre të ndjekin rregullat e parandalimit të epidemisë, të higjienës, mbajtjen e maskave dhe se duhet të kryhet trajnimi i duhur. (Elona)