Banka Botërore parasheh rritje 4.3 % të ekonomisë së Kinës sivjet
2023-01-12 21:11:58

foto: VCG

foto: VCG

Banka Botërore ka parashikuar se ekonomia kineze do të rritet me 4.3 për qind këtë vit dhe 5 për qind vitin e ardhshëm, pas hyrjes së Kinës në një fazë të re të përgjigjes ndaj COVID.

 

"Rritja në Kinë parashikohet të forcohet në vitin 2023 me lehtësimin e kufizimeve lidhur me pandeminë," thuhet në raportin “Parashikimi ekonomik global” të publikuar të martën nga ky institucion me seli në Uashington.

 

FMN-ja parashikon që rritja e prodhimit të brendshëm bruto do të ngadalësohet në të gjitha ekonomitë dhe rajonet kryesore, përveç Kinës.

 

Për shembull, rritja në Shtetet e Bashkuara pritet të ulet në 0.5 për qind në vitin 2023, 1.9 pikë përqindjeje më pak se parashikimet e mëparshme, dhe paraqitja më e dobët e ekonomisë amerikane që nga viti 1970, përveç recesioneve zyrtare, tha Banka Botërore në këtë raport gjysmëvjetor.

 

Në Eurozonë, rritja pritet të jetë zero për qind, me një ulje po prej 1.9 pikësh përqindjeje, ndërsa në Kinë rritja e parashikuar në 4.3 për qind sivjet është 0.9 pikë përqindjeje nën parashikimin që Banka Botërore bëri gjysmë viti më parë.

 

Kjo do të ishte paraqitja e tretë më e dobët në gati tre dekada, vetëm pas recesioneve globale në vitin 2009 dhe 2020-n, sipas Bankës Botërore.

 

Në nëntorin e vjetshëm, disa javë përpara se Kina ta zhvendoste fokusin e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë nga parandalimi i infeksioneve në trajtimin e rasteve të rënda, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikoi që ekonomia e Kinës do të rritej me 3.2 për qind në vitin 2022 dhe 4.4 për qind më 2023.