Kina do të eksportojë 224 autobusë në Mongoli
2023-01-11 15:38:48

nga VCG

Kina do të eksportojë 224 autobusë në Mongoli që do të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit të transportit publik të vendit.

Tetëmbëdhjetë autobusë janë eksportuar kohët e fundit në Ulan Bator të Mongolisë nëpërmjet portit Erenhot në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore dhe 189 të tjerë janë planifikuar të dorëzohen përpara Festivalit të Pranverës, bën të ditur “Xinhua”.

Porti Erenhot është porti më i madh tokësor midis Kinës dhe Mongolisë.

Nisur nga ky numër i madh autobusësh të eksportuar, pika kufitare hyrëse-dalëse Erenhot ka hapur dy kanale të gjelbra dhe ka caktuar personel të posaçëm për të kryer inspektimin për të lehtësuar zhdoganimin e automjeteve. (Elona)