Shërbimet e konsumatorit në Kinë shohin një rikuperim të fuqishëm ndërsa rriten kërkesat festive
2023-01-11 18:35:57

Optimizimi i masave ndaj Covid në Kinë ka rikthyer vitalitetin e bizneseve me kërkesa të shumta të klinetëve, duke ndikuar edhe në rritjen e të ardhurave të tyre. Në shumë resorte të turizmit të akullit dhe dëborës prenotimet për festat e Vitit të Ri ishin ezauruar tërësisht. Po ashtu dhe restorantet kishin kërkesa të shumta. Sipas Zyrës së të Dhënave të Mëdha të Tregut të Konsumatorit në Shangai, konsumi i përgjithshëm me prani fizike në qytet arriti në 12.01 miliardë juanë nga 31 dhjetor 2022 deri më 1 janar 2023.

Shërbimet e konsumatorit në Kinë shohin një rikuperim të fuqishëm ndërsa rriten kërkesat festive

Ndërsa restorantet rifillojnë shërbimet e brendshme dhe qendrat tregtare rihapen pas zbatimit të masave të optimizuara të Kinës për reagimin ndaj Covid-it, qytetet në të gjithë vendin i janë rikthyer ngutjes dhe nxitimit të tyre të zakonshëm.

Konsumatorët në Kunming/foto nga Xinhua

Konsumatorët në Kunming/foto nga Xinhua

“Në natën e Vitit të Ri, klientët filluan të rrinin në radhë në mesditë”, tha Sha Jingjing, menaxherja e një restoranti në lagjen “Chaoyang” të Pekinit. “Patëm mbi 1000 kërkesa për vakte ushqimore atë ditë, gjë që na dha më shumë besim për biznesin tonë”.

Yang Xiulong, kryetar i bordit të restorantit “Beijing Yan”, një zinxhir restorantesh të nivelit të lartë me 30 degë në kryeqytetin kinez, tha se ndihej njësoj. “Mendova se do të duhej pak kohë që industria e hotelierisë të rimëkëmbej. Por, duke pasur parasysh situatën aktuale, besoj se ky proces rimëkëmbjeje do të përshpejtohet patjetër”,- tha ai.

Në “Guijie”, një rrugë e famshme mes adhuruesve të karavidheve pikante dhe kërkuesve të rostiçerive në mesnatë, shumë biznese kanë rifilluar funksionimin me orar të plotë.

Destinacionet e njohura të udhëtimit si qyteti turistik i Sanya(San ja) ose Zhangjiakou, ku lulëzojnë sportet e dëborës dhe akullit, mirëpritën një numër të madh turistësh gjatë festës treditore të Vitit të Ri, me shumë hotele të rezervuara plotësisht. Stafi në “Pullman Resort Xishuangbanna” në provincën Yunna tha se dhomat ishin rezervuar një javë para fillimit të festës.

Vitaliteti ekonomik është demonstruar gjithashtu në qendrat e mbushura tregtare dhe dyqanet e mëdha. Një sistem monitorimi i zhvilluar nga “Baidu Maps” tregon se indeksi i mbipopullimit të qendrave tregtare në qytete si Chongqing, Xi'an, Pekin dhe Shenzhen u rrit ndjeshëm më 1 janar.

Sipas Zyrës së të Dhënave të Mëdha të Tregut të Konsumatorit në Shangai, konsumi i përgjithshëm me prani fizike në qytet arriti në 12.01 miliardë juanë (1.74 miliardë dollarë) nga 31 dhjetor 2022 deri më 1 janar 2023.

Bizneset në shumë qytete kanë lëshuar kuponë konsumi për të tërhequr blerësit. Në fund të dhjetorit, “Hohhot” në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore lëshoi kuponë me vlerë gjithsej 38 milionë juanë, duke mbuluar konsumin në sektorë të tillë si shitja me pakicë, hoteleria, pajisjet shtëpiake, automobilat dhe tregtia elektronike.

Një dyqan lokal tregoi një rritje të konsiderueshme të fluksit të klientëve gjatë festës së Vitit të Ri, duke mirëpritur mbi 30.000 persona në ditë. “Patëm shumë promovime dhe kuponët e lëshuar nga qeveria gjithashtu ndihmuan në rritjen e shitjeve tona”,- tha Yang Haiyan, menaxher i “Hohhot Wangfujing Outlet”.

Guo Hongtu, nëpunës i zyrës së tregtisë së “Hohhot”, tha se flukset e klientëve në qendrat tregtare, supermarketet dhe restorantet e qytetit janë kthyer në 70 për qind të niveleve të tyre normale.