Roli i mjekësisë tradicionale kineze theksohet në protokollin e trajtimit të Covid-19
2023-01-11 15:57:52

nga VCG

nga VCG

Protokolli më i fundit i Kinës për trajtimin e Covid-19 pasqyron plotësisht përvojën e vlefshme të përdorimit të Mjekësisë Tradicionale Kineze (TCM) në trajtimin e rasteve të rënda dhe kritike.

Protokolli i ri, sipas Jia Zhongwu nga administrata kombëtare e Mjekësisë Tradicionale Kineze, prezanton trajtime të synuara për rastet e rënda dhe parashtron zgjidhje relativisht të plota terapeutike për fëmijët, citon “Xinhua”.

Ai sqaron simptomat e Covid-19 të pacientëve fëmijë në faza të ndryshme të infeksionit dhe jep recetat përkatëse të Mjekësisë Tradicionale Kineze dhe udhëzimet e ilaçeve, tha Jia.

nga VCG

nga VCG

Edicioni i 10-të i protokollit të diagnostikimit dhe trajtimit për Covid-19 doli të premten dhe e trajton Covid-19 si një sëmundje infektive konvencionale të kategorisë B. (Elona)