Zyrtari i lartë i PKK-së thekson rolin e frontit të bashkuar në rilindjen kombëtare
2023-01-11 17:51:37

Wang Huning (në qendër), në një konferencë me krerët e departamenteve të punës së frontit të bashkuar nga mbarë vendi në Pekin, Kinë, 10 janar 2023. / “Xinhua”

Një zyrtar i lartë i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) ka bërë thirrje për të shfrytëzuar më mirë rolin e frontit të bashkuar në forcimin e mbështetjes së popullit dhe bashkimin e forcave së tij, ndërsa ringjallja e kombit kinez në të gjitha frontet nëpërmjet rrugës kineze të modernizimit po bën përparim.

Wang Huning, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, i tha këto në një konferencë me krerët e departamenteve të punës së frontit të bashkuar nga mbarë Kina të martën në Pekin.

Wang theksoi rëndësinë e konsolidimit dhe zhvillimit të një fronti të bashkuar patriotik sa më të gjerë në epokën e re, për realizimin e objektivave dhe detyrave të përcaktuara në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së.

Ai bëri thirrje gjithashtu për përpjekje për të forcuar udhëheqjen e gjithanshme të Partisë lidhur me punën e frontit të bashkuar.

Konferenca u kryesua nga Shi Taifeng, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe kreu i Departamentit të Punës së Frontit të Bashkuar të Komitetit Qendror të PKK-së.