Hekurudha Kinë-Laos raporton vëllim të fuqishëm të transportit të mallrave
2023-01-11 15:42:30

nga VCG

nga VCG

Autoritetet doganore në Kunming në Kinën jugperëndimore kanë trajtuar mbi 2.23 milionë tonë mallra të transportuara nëpërmjet hekurudhës Kinë-Laos që nga fillimi i shërbimit 13 muaj më parë. Ngarkesa e transportuar ishte me vlerë rreth 14.57 miliardë juanë (rreth 2.13 miliardë dollarë amerikanë), bën të ditur “Xinhua”.

Vetëm në dhjetor, Dogana e Kunming trajtoi 286.000 tonë ngarkesa importi dhe eksporti të transportuara nëpërmjet hekurudhës, 6.04 herë më shumë se muaji i parë i shërbimit, me një vlerë prej 616 milionë juanë, 6.2 herë më shumë.

“Që nga hapja e hekurudhës Kinë-Laos, llojet e mallrave të importit dhe eksportit të trajtuara nga kompania jonë janë rritur shumë. Vëllimi i biznesit tonë është rritur 40 për qind nga viti në vit dhe konkurrueshmëria jonë në treg është përmirësuar ndjeshëm”,- tha Zhang Xianzhou, kreu i një kompanie logjistike ndërkombëtare në Prefekturën Autonome Xishuangbanna Dai në provincën Yunnan.

Hekurudha Kinë-Laos, e cila filloi funksionimin në dhjetor 2021, shtrihet mbi 1000 km, duke lidhur Kunming, kryeqendrën e provincës Yunnan të Kinës, me Vientiane në Laos. (Elona)