Kryeekzekutivi: Vendkalimet e Hong-Kongut me pjesën kontinentale po rihapen në mënyrë të rregullt
2023-01-11 20:19:48

John Lee, kryeekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR), tha të martën se situata e vendkalimeve me pjesën kontinentale të Kinës në pika të ndryshme kontrolli në dy ditët e fundit ka qenë e qetë, e sigurt dhe e rregullt.

Foto:VCG

John Lee, kryeekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR)Foto:VCG

Lee i tha shtypit përpara një mbledhjeje të Këshillit Ekzekutiv të HKSAR-it se kuota e tanishme ditore prej 50 000 në vendkalimet tokësore për banorët e Hong-Kongut që shkojnë në pjesën kontinentale, është e mjaftueshme.

Në dy ose tre ditët e ardhshme, ka ende 30 - 40 për qind të kuotave në pikat e kontrollit tokësor që mund të rezervohen, tha ai, duke shtuar se më shumë se 90 për qind e kuotës është zënë për datën 20 janar, që është vetëm dy ditë larg nga Festa e Pranverës, Viti i Ri Kinez.

Foto:VCG

Foto:VCG

Lee tha se përqindja e rezervimit për tetë javët e ardhshme në përgjithësi është vetëm rreth 17 për qind, duke shtuar se kuota e tanishme ditore prej 50 000 në pikat e kontrollit tokësor është në përputhje me kërkesën.

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, në përputhje me gjendjen e tanishme, do të komunikojë dhe do të bashkërendohet me autoritetet përkatëse të pjesës kontinentale për të monitoruar situatën, për të parë nëse ka nevojë për të bërë përshtatje, tha ai.

Foto:VCG

Foto:VCG

Lee e përshkroi rihapjen e vendkalimeve si një përfitim për bashkimin familjar dhe një reflektim për aspiratën e njerëzve, që gjithashtu ndihmon në rritjen e ekonomisë së Hong-Kongut.(Zhang Yan/Artan)