Qendra e madhe e testimit të energjisë së hidrogjenit fillon funksionimin në Kinën jugperëndimore
2023-01-11 15:35:36

nga VCG

nga VCG

Qendra Kombëtare e Inspektimit dhe Testimit të Cilësisë së Energjisë së Hidrogjenit, një organizatë e përkushtuar për të nxitur zhvillimin e industrisë së automjeteve me qeliza karburanti hidrogjeni në Kinë, filloi funksionimin të hënën në komunën Chongqing.

Me një investim total prej 500 milionë juanë (73.9 milionë dollarë amerikanë), qendra mbulon një sipërfaqe prej 190 mu (rreth 12.67 hektarë) me laboratorë për automjete me hidrogjen, bën të ditur “Xinhua”.

Ajo mund të ofrojë shërbime testimi për të gjithë zinxhirin industrial. Qendra, e para e këtij lloji në Kinë, u krijua nga “China Automotive Engineering Research Institute Co., Ltd.”

Vitet e fundit, Chongqing në Kinën jugperëndimore ka shtuar përpjekjet për të promovuar zhvillimin e industrisë së automjeteve me qeliza karburanti me hidrogjen, me një numër prodhuesish të automjeteve që nxjerrin modele të ndryshme makinash dhe ndërmarrje kyçe mbështetëse që janë vendosur atje.

nga VCG

nga VCG

Ajo ka bashkëpunuar me provincën fqinje Sichuan për të ndërtuar një korridor hidrogjeni dhe rreth 1000 automjete logjistike me qeliza karburanti hidrogjeni pritet të hyjnë në shërbim deri në vitin 2025. (Elona)