Balluku: Shqipëria synon të bëhet lider energjetik në rajon
2023-01-10 15:22:53

Zv.kryeministrja Balluku (Foto Rtsh)

Zv.kryeministrja Balluku (Foto Rtsh)

Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi se viti 2022 ka qenë tejet sfidues për sektorin e energjisë elektrike.

Në një konferencë për media, ku bëri një prezantim të arritjeve për vitin 2022 dhe planet për 2023-shin, ministrja Balluku renditi disa nga masat që mori qeveria shqiptare për të lehtësuar faturën energjetike për familjet shqiptare dhe bisnezet e vogla, shkruan “RTSH”.

Përsa i përket investimeve gjatë 2023-shit, Balluku u ndal te gazifikimi i Shqipërisë, duke deklaruar se ai do të nisë në Korçë dhe më pas do të vijohet me gazifikimin e Fierit. Ministrja Balluku theksoi se Shqipëria synon të bëhet lider energjetik në rajon.

Po ashtu, Ministrja Balluku prezantoi dhe disa projekte kryesore në vend që do të nisin në shpejti sa i takon infrastrukturës rrugore, si bypass-i i Elbasanit, aksi Berat-Ballaban, ndërhyrja për eliminimin e pikave të zeza në akset rrugore të vendit, që do të realizohet në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për të rritur sigurinë rrugore në vend. (Irma)