Kina përmbush objektivin vjetor të rinovimit të banesave për vitin 2022
2023-01-10 15:55:37

Foto: VCG

Foto: VCG

Kina filloi rinovimin e 52.500 komuniteteve të vjetra rezidenciale urbane në 11 muajt e parë të 2022, duke përmbushur tej mase objektivin vjetor, treguan të dhënat nga Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural.

Rreth 8.76 milionë familje do të përfitojnë nga projektet e rinovimit që filluan vitin e kaluar, citon “Xinhua” njoftimin e ministrisë.

Kina rinovoi më shumë se 160.000 zona urbane të shkatërruara në dekadën e kaluar, duke përfituar mbi 28 milionë familje, sipas ministrisë. (Irma)