Sistemi i sigurimit në Kinë mbulon më shumë ilaçe kundër Covid
2023-01-10 15:16:01

Administrata Kombëtare kineze e Sigurisë së Kujdesit Shëndetësor (NHSA) njoftoi se nga negociatat për barnat që do të mbulohen nga sistemi kombëtar i sigurimit mjekësor të Kinës, në sistem u përfshinë dy ilaçe të tjera anti-Covid, citon “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjatë negociatave katërditore, u diskutua për tre ilaçe anti-Covid, duke përfshirë kombinimin antiviral Paxlovid të “Pfizer”, tabletat Azvudine dhe një ilaç me granula bimore, me dy ilaçet e fundit që hynë në listë, tha një zyrtar i NHSA.

Paxlovid nuk është përfshirë për shkak të kuotimit të tij të lartë, tha zyrtari, duke shtuar se sipas politikës aktuale, sistemi i sigurimeve mjekësore do të vazhdojë të rimbursojë përdorimin e Paxlovid deri në fund të marsit.

Sipas zyrtarit, pas negociatave, tani ka më shumë se 600 lloje barnash për trajtimin e simptomave të lidhura me Covid-in, si ethet dhe kolla, në katalogun e ilaçeve të mbuluara nga sistemi kombëtar i sigurimeve mjekësore.

Në hapin tjetër, administrata do të rregullojë më tej listën për të ulur efektivisht barrën e pacientëve, tha zyrtari, duke shtuar se rezultatet përfundimtare të negociatave pritet të shpallen së shpejti. (Irma)