Ekspertët: Vietnami do të përmirësojë shërbimet e turizmit për të mirëpritur vizitorët kinezë
2023-01-10 17:40:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vietnami duhet të përgatitet për të mirëpritur turistët kinezë, duke u fokusuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe forcimin e aktiviteteve promovuese, raportoi Agjencia e Lajmeve të Vietnamit, duke cituar ekspertë vendas të turizmit, njofton “Xinhua”.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Vietnamit, Vu The Binh, tha se gjëja e parë që duhet të bëjë sektori i turizmit është të marrë masa të menjëhershme për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për të tërhequr turistët kinezë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti i Unionit të Shoqatës së Udhëtimit të Vietnamit, Cao Tri Dung, tha se është e rëndësishme të rifillojnë rrjetet e rregullta të fluturimeve dhe fluturimeve çarter, si dhe të forcohet promovimi i destinacioneve në lokalitete që kanë fluturime direkte nga Kina ose janë afër Kinës.

Imazhi dhe përmbajtja e promovuar duhet të jetë mbresëlënëse dhe të tregojë tiparet e jashtëzakonshme të Vietnamit si një destinacion i sigurt, mikpritës dhe emocionues për të gjithë turistët kinezë, shtoi ai.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Agjencitë dhe kompanitë përkatëse duhet gjithashtu të zbatojnë aktivitetet e tyre të promovimit në platformat e mediave sociale të cilat janë të njohura në Kinë, tha Dung.

Kina është tregu më i madh i turizmit në Vietnam, me rreth 5.8 milionë persona që vizituan vendin e Azisë Juglindore në vitin 2019, që përbën gati një të tretën e ardhjeve ndërkombëtare.

Në vitin 2022, Vietnami priti vetëm 3.5 milionë vizitorë ndërkombëtarë. (Irma)