Paleontologët kinezë identifikojnë specie të reja karkalecash
2023-01-10 15:37:03


Paleontologët kinezë kanë identifikuar një specie të re të një fosili karkalecash të zbuluar në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore, që daton rreth 518 milionë vjet më parë.

Lloji i ri, “Innovatiocaris maotianshanensis”, njihej më parë si “Anomalocaris”, që do të thotë karkaleca jonormale, pasi pamja e tij është mjaft e ngjashme me radiodontin tashmë të njohur, sipas Institutit të Gjeologjisë dhe Paleontologjisë Nanjing, Akademia e Shkencave Kineze, citon “Xinhua”.

Foto nga Instituti i Gjeologjisë dhe Paleontologjisë Nanjing, Akademia e Shkencave Kineze

Ngjashëm me Anomalocaris, ai ka një trung të thjeshtë, flegrat për not dhe frymëmarrje, antena me gjemba, sy të mëdhenj në kokë dhe goja poshtë kokës, tha Zeng Han, studiues i asociuar i institutit.

Megjithatë, “I.maotianshanensis” ka bisht veçanërisht të zgjatur dhe detajet morfologjike të kthetrave të tij të përparme janë dukshëm të ndryshme nga ato të “Anomalocaris”, tha Zeng.

Studiuesit kanë kryer gjithashtu një analizë evolucionare të gjinisë, e cila tregoi se ajo tashmë është shumë afër pikënisjes evolucionare të “Anomalocaris”, tha Zhao Fangchen, i cili drejtoi studimin.

Foto nga Instituti i Gjeologjisë dhe Paleontologjisë Nanjing, Akademia e Shkencave Kineze

Zhao theksoi se zbulimi ofron gjithashtu të dhëna të rëndësishme për të kuptuar evolucionin dhe ekologjinë e eartropodëve të hershëm gjatë periudhës së hershme Kambriane.

Studimi u botua në “Journal of the Geological Society” në dhjetor 2022. (Irma)