Kapaciteti i instaluar i gjenerimit të energjisë së re në Xinjiang arrin 40 milionë kW
2023-01-09 16:37:57

Foto: VCG

Rajoni Autonom Xinjiang Ujgur i Kinës veriperëndimore ka pasur përmirësim të vazhdueshëm të përzierjes së tij të energjisë, me kapacitetin e tij të instaluar të prodhimit të energjisë së re që arrin në 40 milionë kilovat për herë të parë në janar 2023, shkruan “Xinhua”.

Kapaciteti i instaluar i rajonit për prodhimin e energjisë së re është rritur në 40.7 milionë kilovat, duke përbërë 36.09 për qind të kapacitetit total të instaluar, bëri të ditur “State Grid Xinjiang Electric Power Co., Ltd”.

Konkretisht, kapaciteti i instaluar i energjisë së erës arriti në 26.1 milionë kilovat, ndërsa ai i energjisë fotovoltaike në 14.5 milionë kilovat.

Në vitin 2022, kapaciteti i instaluar i Xinjiang-ut për prodhimin e energjisë së re ishte 4 milionë kilovat më shumë, rreth 254 për qind më shumë nga rritja e regjistruar në vitin 2021.

Në vitin 2022, prodhimi i energjisë së re të Xinjiang-ut arriti në 76.8 miliardë kilovat-orë, duke përbërë gati 20 për qind të gjenerimit bruto të rajonit, ndërsa shkalla e përdorimit të kapacitetit gjenerues të energjisë së re arriti në 96.4 për qind. (Elona)