Banka qendrore kineze kryen riblerje të ndërsjella për të rritur likuiditetin
2023-01-09 21:42:21

Selia e Bankës Popullore të Kinës në Pekin/ foto nga VCG

Selia e Bankës Popullore të Kinës në Pekin/ foto nga VCG

Banka Popullore e Kinës, banka qendrore e vendit, kreu të hënën riblerje të ndërsjella me vlerë 2 miliardë juanë (rreth 293 milionë dollarë amerikanë) për të ruajtur likuiditetin në sistemin bankar.

Norma e interesit për riblerjet e ndërsjella shtatëditore u vendos në 2 për qind, bëri të ditur banka.

Sipas saj, kjo masë synon të mbajë të qëndrueshëm nivelin e likuiditetit në sistemin bankar në fund të vitit.

Riblerja e anasjellë është një proces me të cilin banka qendrore blen letra me vlerë nga bankat tregtare nëpërmjet paraqitjes së ofertës, me një marrëveshje për t'i shitur ato në të ardhmen. (Artan)