Tibeti ka ndërtuar më shumë stacione meteorologjike
2023-01-09 14:38:28

Foto: Xinhua

Rajoni Autonom i Tibetit i Kinës jugperëndimore ka ndërtuar më shumë stacione monitorimi meteorologjik për të përmirësuar aftësitë e tij të monitorimit dhe parashikimit të motit, bënë të ditur autoritetet lokale, raporton “Xinhua”.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, numri i stacioneve të monitorimit meteorologjik në Tibet është rritur nga 162 në 1097. Disa projekte të ndërtimit të radarëve të motit synojnë marrjen e të dhënave në kohë reale nga satelitët.

Tibeti ka realizuar mbulimin e plotë të agjencive të shërbimit meteorologjik në zonat e nivelit të qarkut dhe stacionet automatike meteorologjike në qytete, njoftoi Zyra Rajonale Meteorologjike.

Klima në Tibet është e ndërlikuar. Rajoni është përballur me vështirësi në parandalimin e fatkeqësive meteorologjike për shkak të mungesës së stacioneve vëzhguese prej vitesh.

Aktualisht, shkalla e saktësisë së parashikimeve të ditëve me diell dhe me shi në Tibet ka arritur në 80.4 për qind, paralajmërimi i hershëm i motit të fortë konvektiv në zonat kryesore ka arritur në 35 minuta dhe njoftimi i paralajmërimit të hershëm është shtrirë nga qarqet në qytete, njoftoi zyra. (Elona)