Kina synon përparime në zhvillimin e sistemeve operative
2023-01-09 18:01:48

Foto:VCG

Kina do të përpiqet të arrijë përparime në zhvillimin e sistemeve operative që konsiderohen kyçe për transformimin digjital dhe të ndërtojë një ekosistem të fuqishëm për aplikimin e tyre në një gamë të gjerë industrish, thanë zyrtarët dhe ekspertët. Fusha e OS-ve është një fushë kyçe ku kompanitë kineze po punojnë për të reduktuar varësinë e tyre nga kompanitë e huaja. “Huawei Technologies Co” po vijon zhvillimin e saj të “OpenEuler OS” si pjesë e synimit për të zgjidhur mungesën e Kinës të OS-ve vendase për teknologjitë themelore digjitale.

Kina do të përpiqet të arrijë përparime në zhvillimin e sistemeve operative që konsiderohen kyçe për transformimin digjital dhe të ndërtojë një ekosistem të fuqishëm për aplikimin e tyre në një gamë të gjerë industrish, thanë zyrtarët dhe ekspertët.

Zëvendësministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Wang Jiangping, tha se nevojitet këmbëngulje për të zhvilluar teknologji të tilla vendimtare. Sipas tij, do të bëhen më shumë përpjekje për të rritur furnizimin e sistemeve operative vendase.

Një sistem operativ (OS) është softueri themelor që fuqizon një pajisje dixhitale. Android i “Google”, iOS i “Apple” dhe “HarmonyOS” i “Huawei” janë ndër OS-të kryesore që fuqizojnë telefonat inteligjentë ose pajisjet inteligjente, ndërsa “Windows” i “Microsoft” konsiderohet lider i tregut të OS-ve të kompjuterëve personalë.

Duke premtuar se ministria do të forcojë dizajnin e nivelit të lartë, Wang bëri thirrje për një angazhim më të madh për të ndërtuar bashkërisht një komunitet më aktiv me burim të hapur, për të eksploruar skenarë tipikë të aplikacioneve dhe praktikat më të mira të softuerit kyç dhe për të promovuar bashkëpunimin e hapur.

Fusha e OS-ve është një fushë kyçe ku kompanitë kineze po punojnë për të reduktuar varësinë e tyre nga kompanitë e huaja. “Huawei Technologies Co” po vijon zhvillimin e saj të “OpenEuler OS” si pjesë e synimit për të zgjidhur mungesën e Kinës të OS-ve vendase për teknologjitë themelore digjitale.

“OpenEuler” është projektuar për klientët e ndërmarrjeve dhe mund të përdoret në pajisje të tilla si serverë, “cloud computing” dhe “edge computing”. Vitin e kaluar, “Huawei” i dhuroi “Euler OS” fondacionit “OpenAtom”, një fondacion kryesor me burim të hapur në Kinë, për ta bërë Euler një OS me burim të hapur.

Wang Tao, anëtar i bordit ekzekutiv të “Huawei”, tha se komuniteti me burim të hapur “OpenEuler” tani ka 600 anëtarë të ndërmarrjeve. Më shumë se 3 milionë grupe pajisjesh janë pajisur me “OpenEuler OS” deri më tani.

Më e rëndësishmja, versioni jashtë shtetit i “OpenEuler OS” ka pasur mbi 1 milion shkarkime nga 1682 qytete në 130 vende dhe rajone, sipas “Huawei”.

““Huawei” do të përqendrohet në investimet në teknologji, do të përmirësojë inovacionin dhe konkurrencën e softuerit bazë, do të mbështesë ndërtimin e infrastrukturës digjitale dhe prosperitetin e ekologjisë së softuerit të aplikacionit”,- tha Wang.

Ni Guangnan, akademik në Akademinë Kineze të Inxhinierisë, tha se “OpenEuler OS” mbështet një shumëllojshmëri të arkitekturës së procesorit.

Duke u mbështetur në komunitetin me burim të hapur “OpenEuler”, ai mund të promovojë zhvillimin e teknologjisë dhe industrisë kompjuterike përmes inovacionit bashkëpunues me kolegët botërorë.

“OpenEuler OS” përdoret kryesisht në industri si financa, transporti dhe telekomi.

Sipas Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025) për Zhvillimin e Industrisë së Shërbimeve të Softuerit dhe Teknologjisë së Informacionit, deri në vitin 2025, Kina do të përmirësojë ndjeshëm kapacitetin e furnizimit me softuer kyç, si softueri bazë dhe softueri industrial, dhe do të ndërtojë disa komunitete me ndikim të hapur në nivel global.