Korporata Kombëtare Bërthamore e Kinës raporton rritje të qëndrueshme në prodhimin e energjisë
2023-01-09 16:32:35

Foto: VCG

Korporata Kombëtare Bërthamore e Kinës (CNNC), një nga operatorët më të mëdhenj të energjisë bërthamore në vend, njoftoi se kompania kishte gjeneruar gati 218.74 kilovat-orë energji elektrike nga operimi komercial në vitin 2022, një rritje prej 11.17 për qind në baza vjetore, njofton “Xinhua”.

CNNC-ja bëri të ditur se të gjitha njësitë e saj të energjisë bërthamore të kombinuara për të prodhuar një total prej 185.2 miliardë kilovat-orë energji elektrike vitin e kaluar ishin 7 për qind më shumë nga niveli i vitin 2021.

Kompania raportoi gjithashtu një rritje të madhe në kapacitetin e instaluar të energjisë së re, si energjia e erës dhe diellit, me prodhimin e saj që pa një rritje prej 51.16 për qind në baza vjetore në rreth 22.48 miliardë kilovat-orë në viitn 2022.

CNNC-ja synon të prodhojë 228.5 miliardë kilovat-orë energji elektrike këtë vit, nga të cilat 183.5 miliardë kilovat-orë do të jenë energji bërthamore. (Elona)