Kryeministri pakistanez përshëndet ndihmën e madhe të Kinës për përmbytjet
2023-01-09 14:32:52

Foto: Visual People

Kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif ka vlerësuar ndihmën e madhe të Kinës dhe ndërmarrjeve kineze për njerëzit e prekur nga përmbytjet e vendit.

Duke folur në një takim për dhurimin e fondeve për njerëzit e prekur nga përmbytjet nga Korporata e Inxhinierisë së Energjisë së Kinës (CEEC), kryeministri Sharif shprehu mirënjohjen e tij për Kinën për mbështetjen e saj ndaj Pakistanit, shkruan “China Daily”.

Kryeministri falënderoi kompanitë kineze për ndihmën që i kanë dhënë popullit pakistanez në zonat e prekura nga përmbytjet që nga përmbytjet e rënda që goditën Pakistanin vitin e kaluar.

Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan (CPEC) ka sjellë përfitime për popullin e Pakistanit me kontributin e ndërmarrjeve kineze në fushat e energjisë dhe infrastrukturës në Pakistan, tha Sharif, duke shtuar se Pakistani mirëpret ndërmarrjet kineze për të investuar në industrinë e energjisë së re, veçanërisht në projektet e energjisë fotovoltaike. (Elona)