Kina lejon qytetet të vendosin kufirin më të ulët për normat e hipotekës për shtëpinë e parë
2023-01-08 16:43:06

VCG

VCG

Kina do të vendosë një mekanizëm dinamik për normat e hipotekave për shtëpinë e parë, duke i lejuar qytetet të rregullojnë kufirin më të ulët për normën bazuar në trendin e çmimeve të pronave të tyre. Autoritetet vendore mund të ruajnë, të ulin ose të heqin normat e hipotekave për blerësit e shtëpive për herë të parë nëse çmimet e shtëpive të tyre të reja kanë rënë për tre muaj rresht, si mbi një vit më parë ashtu edhe në periudhën e mëparshme tre mujore, sipas qarkores së lëshuar nga Banka Popullore e Kinës dhe Komisioni Rregullator i Bankave dhe Sigurimeve të Kinës, citon “Xinhua”.

Nga ana tjetër, një qytet duhet të rivendosë kufirin më të ulët kombëtar për normën nëse çmimet e banesave të reja janë rritur për tre muaj me të njëjtën masë, thuhet në qarkore.

VCG

VCG

Sipas dokumentit, lëvizja synon të zbatojë më mirë politikat e strehimit të vendit për qytetin dhe të sigurojë zhvillimin e shëndoshë dhe të qëndrueshëm të tregut të banesave.

Majin e kaluar, Kina uli kufirin e poshtëm të normave të interesit të kredisë për shtëpinë e parë në nivel kombëtar. Çmimet e shtëpive të reja në katër qytete të nivelit të parë - Pekin, Shangai, Shenzhen dhe Guangzhou - u ulën me 0.2 për qind në muajin nëntor. 31 qytete të nivelit të dytë dhe 35 qytete të nivelit të tretë gjithashtu panë një rënie të lehtë të çmimeve të shtëpive të reja, tregojnë të dhënat zyrtare. (Irma)