Banka e Kinës për Zhvillim rrit mbështetjen për mbrojtjen e lumit Yangtze
2023-01-08 16:33:18

VCG

VCG

 

Banka e Kinës për Zhvillim dha rreth 100 miliardë juanë (14.51 miliardë dollarë amerikanë) kredi në vitin 2022 për mbrojtjen dhe restaurimin ekologjik të lumit Yangtze, bën të ditur “Xinhua”.

Me përfundimin e projekteve të financuara nga kreditë, kapaciteti i trajtimit të ujërave të zeza dhe plehrave përgjatë lumit do të rritet me 3.94 milionë tonë në ditë, ndërsa sipas bankës do të jenë rregulluar dhe gërmuar 1205 km lumë.

VCG

VCG

Përveç kredive, banka lëshoi gjithashtu 12 miliardë juanë bono jeshile në vitin 2022 për mbrojtjen dhe restaurimin e sistemit ekologjik në pellgun e lumit Yangtze.

Banka bëri të ditur se do të vazhdojë të mbështesë projektet kryesore në trajtimin e ujërave të zeza dhe plehrave në zonat urbane, kontrollin e ndotjes industriale dhe mbrojtjen e mjedisit dhe restaurimin ekologjik të lumenjve dhe liqeneve. (Irma)