Mos e përdor epideminë si armë politike
2023-01-07 19:12:12


maskat e importuara nga Kina për ShBA

"Epidemia" është kthyer në një armë politike e ShBA-së për të sulmuar vendet e tjera. Ne do të paraqesim tre aspekte në bazë të të dhënave statistikore.

Në prill të vitit 2020, "maskat" ishin në fokus të mediave amerikane.
Më 11 prill të vitit 2020, Administrata amerikane e Ushqimeve dhe Barnave (FDA) miratoi me urgjencë përdorimin e maskave të prodhuara nga 46 fabrikat e maskave në Kinë. Për të marrë maska kineze, ShBA-ja i dha fabrikave kineze "statusin e veçantë".


nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Por në shkurt të vitit 2020, kur situata epidemike në Wuhan ishte më serioze, mediat dhe qeveria amerikane kritikuan masat kineze të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë. Epidemia është një problem shëndetësor, por përdorimi i maskave në Kinë u quajt si një masë që shkel "lirinë" dhe "të drejtat e njeriut".
Por sipas të dhënave statistikore para 9 majit të vitit 2020, në 200 vende dhe rajone të botës, përqindja e vdekshmërisë aty ku nuk u përkrah mbajtja e maskave ishte 3.8 herë më e lartë se në vendet ku politikat qeveritare mbështetën mbajtjen e maskave në vendet publike.
Më në fund, qeveria amerikane ndryshoi masat e kontrollit të epidemisë dhe filloi të importonte me urgjencë maskat kineze. 
Qysh nga qershori i vitit 2021, mediat dhe qeveria amerikane filluan të raportonin për burimin e virusit të COVID-19, i cili u bë arma e dytë politike. 


varianti Delta u përhap gjerësisht në ShBA, duke shkaktuar shumë viktima në këtë vend

Në atë kohë, për shkak të mungesës së punonjësve të mjaftueshëm për testimin e virusit, duhej të pritej 10 ditë për nxjerrjen e rezultateve në ShBA. Qeveria amerikane nuk mund të merrte informacionet në kohë reale mbi virusin e përhapur. Atëherë varianti Delta u përhap gjerësisht në ShBA, duke shkaktuar shumë viktima në këtë vend.
Qeveria amerikane nisi ta transferonte zemërimin e banorëve të tyre tek burimi i këtij virusi. Mbi 100 vende dhe rajone, mbi 300 parti politike, organizata shoqërore dhe "think tank-e" (grupe ekspertësh) paraqitën një deklaratë të përbashkët në OKB, duke kundërshtuar politizimin e problemit të burimit të virusit të COVID-19. 

Numri i vdekur në ShBA

Arma e 3-të është mbi temën ekonomike.
Kohët e fundit Kina ka optimizuar masat kundër epidemisë. Mediat amerikane filluan të shqetësohenin për inflacionin kinez dhe për rrezikun e zinxhirit të prodhimit në këtë vend. Në shumë media raportohet për ndikimin e epidemisë ndaj zinxhirit dhe ringjalljes ekonomike në Kinë. Por në qershor të vitit 2022, mediat amerikane shqetësoheshin sërish për problemet ekonomike të Kinës, pra kur Kina zbatonte masa më të rrepta kundër epidemisë.
Pavarësisht çfarë masash kundër epidemisë ndërmerren nga Kina, politikanët amerikanë do t’i kritikojnë ato si të gabuara.
Sipas të dhënave statistikore, nga janari deri në tetorin e vitit 2022, Kina është eksportuesja më e madhe në botë. Në 3 vitet e fundit, zinxhiri i Kinës ka funksionuar dhe ka treguar qëndrueshmëri, duke garantuar ringjalljen ekonomike globale.  

nga VCG

nga VCG

Sipas një ankete të kryer me mbi 160 ndërmarrje të huaja dhe shoqata tregtare të jashtme në Kinë:
99.4 për qind të ndërmarrjeve të huaja kanë besim për perspektivën ekonomike të Kinës në vitin 2023
98.7 për qind të ndërmarrjeve të huaja u shprehën se do t’i ruajnë dhe zgjerojnë investimet në Kinë
89.8 për qind të ndërmarrjeve të huaja u shprehën se do të ruajnë zinxhirin e tyre industrial në Kinë.
10.2 për qind e ndërmarrjeve të financuara nga jashtë planifikojnë të transferojnë zinxhirë të huaj industrialë në Kinë. (Xu Guang)