Porti Shenzhen regjistroi qarkullimin e kontejnerëve prej mbi 30 milionë TEU
2023-01-07 17:10:56

nga VCG

nga VCG

Në vitin 2022, porti Shenzhen i Kinës trajtoi mbi 30 milionë njësi TEU kontejnerë, 4.39 për qind më shumë në baza vjetore, një rekord i lartë, njoftoi Zyra lokale e Transportit, citon “Xinhua”.

Vitin e kaluar, porti mori masa të shumta për të përmirësuar efikasitetin e tij të transferimit dhe transportit intermodal hekurudhor-detar dhe për të zgjeruar mbulimin e sistemit të kombinuar të portit dhe sistemit të portit të brendshëm në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao (GBA).

Vetëm në vitin 2022, me gjithsej 30 linja hekurudhore-detare të trenave intermodale të mallrave, porti i Shenzhen transportoi rreth 230.000 TEU kontejnerë përmes transportit intermodal hekurudhor-detar, një rritje prej 3 për qind në baza vjetore.

nga VCG

nga VCG

Porti nisi gjithashtu një linjë ekspres transporti detar ndërkufitar midis Shenzhenit dhe Hong Kongut më 19 shkurt 2022, e cila deri më tani ka trajtuar më shumë se 1.44 milionë TEU kontejnerë dhe mbi 6.89 milionë tonë mallra. Përveç kësaj, ajo shtoi katër linja të rregullta ndërkombëtare të transportit detar vitin e kaluar, me numrin e linjave të tilla që u rrit në 295. (Irma)