Wuhan i Kinës pati rritje të udhëtimeve me trena mallrash Kinë-Europë në vitin 2022
2023-01-06 16:45:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Wuhan, kryeqendra e provincës Hubei të Kinës qendrore, trajtoi 538 udhëtime me trena mallrash Kinë-Europë në vitin 2022, më shumë se 34 për qind në baza vjetore, njoftoi “China Railway Wuhan Bureau Group Co., Ltd”, citon “Xinhua”.

Kjo ishte shifra më e lartë qëkur qyteti nisi trenin e tij të parë të mallrave Kinë-Europë në vitin 2012. Sipas kompanisë, Wuhan ka realizuar 37 rrugë ndërkufitare, duke mbuluar 107 qytete në 40 vende.

Trenat e mallrave Kinë-Europë që nisen nga Wuhan transportojnë mallra eksporti duke përfshirë komponentë elektronikë, pjesë makinash, produkte bujqësore, etj.. Mallrat e importuara nëpërmjet trenave të mallrave përfshijnë qumësht pluhur, verë dhe mobilje europiane.

Për të forcuar garancinë e transportit gjatë pandemisë, kompania rriti numrin e saj javor të trenave të mallrave Kinë-Europë nga dy në katër vitin e kaluar dhe shtoi përkohësisht 103 trena sipas nevojave të ndërmarrjeve. (Irma)