Kina shton rezultatin pozitiv të testit të antigjenit si standard për të konfirmuar rastet e COVID-19
2023-01-06 21:01:04

foto/VCG

foto/VCG

Kina përditësoi më tej protokollin e saj të diagnostikimit dhe trajtimit të COVID-19 të premten, duke shtuar rezultatet pozitive të testit të antigjenit si standard për të konfirmuar rastet pozitive, duke e bërë më të lehtë dhe më të përshtatshme për njerëzit që të vetëtestohen në shtëpi.

Udhëzuesi i ri, i publikuar së bashku nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe Administrata Kombëtare e Mjekësisë Tradicionale Kineze, është versioni i dhjetë që nga janari i vitit 2020, teksa Kina ka rregulluar vazhdimisht masat e parandalimit të epidemisë për t'i bërë ato më shkencore dhe më të shënjestruara.

foto/VCG

foto/VCG

Protokolli i fundit ripohoi riemërtimin e sëmundjes nga "pneumonia e koronavirusit të ri" në "infeksion me koronavirus të ri" në kinezishte. Riemërtimi u njoftua për herë të parë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në fund të dhjetorit të vjetshëm.

foto/VCG

foto/VCG

Rastet e dyshuara nuk ka më nevojë të identifikohen dhe karantina masive nuk është më e nevojshme.

Të sëmurët me COVID-19 nuk kanë më nevojë për rezultate negative të testit të acidit nukleik për t'u larguar nga spitali. Mjekët mund të përcaktojnë nëse një pacient mund të dalë pa rezultat të testit të acidit nukleik.  (Fang Xiaoyu/Artan)