Hong-Kongu shpall fazën e parë të "zhdoganimit" me pjesën kontinentale të Kinës
2023-01-05 20:04:04

foto: VCG

foto: VCG

Kryeekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut Lee Ka Chiu John mbajti një konferencë shtypi të enjten për të njoftuar fazën e parë të planit të "zhdoganimit" ndërmjet rajonit të Hong-Kongut dhe pjesës kontinentale të Kinës.

 

Ai tha se faza e parë e "zhdoganimit" do të zbatohet nga 8 janari dhe maksimumi 60 000 honkongas do të lejohen të "kalojnë" përmes pikave të ndryshme detare, tokësore dhe ajrore për të hyrë në pjesën kontinentale çdo ditë, rreth 50 000 prej të cilëve nëpërmjet pikave tokësore. Nuk ka asnjë kufizim për numrin e njerëzve në terminalet e trageteve dhe të aeroporteve të Hong-Kongut e Makaos dhe urën Hong-Kong –Zhuhai – Makao.

 

Lee tha se në fazën e parë do të hapen shtatë pika hyrëse dhe dalëse, duke përfshirë tre në gjirin e Shenzhen-it, Man Kam To dhe Lok Ma Chau.